Programi AnimeShqip FAN

Bëhu legjendë me AnimeShqip dhe fito PRO për 1 ditë duke grumbulluar pikë!

Çfarë është Programi FAN?

Ne në AnimeShqip duam që çdo fan të shijojë eksperiencën PRO, edhe pa pagesa me kartë apo kriptomonedha. Plani ynë PRO kushton vetëm 5 euro/muaj, por për ata me mundësi të kufizuara financiare, kemi krijuar Programin FAN!

Me këtë program, ti mund të fitosh PRO për 1 ditë duke grumbulluar 500 pikë në profilin tënd. Shikoni si duket:

Pikët në profil

Arri 500 pikë dhe "level up" në PRO!

Si të aktivizosh PRO-në?

Kur pikët e tua shfaqin "Merr PRO", ke arritur 500 pikë! Na dërgo një pamje ekrani të profilit tënd (me email ose emër përdoruesi) përmes Instagramit ose Discord-it, dhe ne do të aktivizojmë PRO-në tënde menjëherë!

Pyetje të Shpeshta

Sa kohë duhen për të parë pikët?

Pikët kreditohen automatikisht pas 5 minutash.

Pse nuk kreditohen të gjitha pikët?

Për të shmangur spam-in, vetëm 1 episod çdo 30 sekonda numërohet.

Si aktivizohet PRO-ja?

Dërgo një mesazh privat në Instagram ose në Discord.