Kthehu Prapa
0
12
Gjithsej
0
Këtë Javë
2
Me Foto

UPDATE 25 NENTOR 2025

AnimeShqip sapo shtoj njoftimet nese admin ka dicka per te ndare dhe jo te gjith perdoruesit jan ne kte faqe kan mundesi te marin njoftime ne ekran ne cdo vend te faqes te jen. 1 njoftim do dali dhe perdoruesit ka te drejte ta mbylli njoftimin nese do dhe ai njoftim nuk do i dali me per 24 ore. po ashtu dhe nese klikon. Nese perdoruesi ka shum njoftime pa pare ne do i dergojme ato ne interval 15 minutesh qe ai te mos bezdiset.

AnimeShqip
Te paret per ju

E RENDESISHME

Përditësimi i Madh – 24 Nëntor 2025 (BETA)

Hey të gjithë!
Sot kemi sjellë një përditësim të madh në AnimeShqip.
Jemi ende në fazën BETA, kështu që disa gjëra mund të ndryshohen ose të hiqen në të ardhmen.

Ja çfarë kemi ndryshuar:

1. Kërkesat (Requests)

Për të shmangur spam-in, e kemi hequr kufizimin 24 orësh që ekzistonte për kërkesat.
Tani çdo përdorues mund të bëjë kërkesa lirisht, pa pritje.
Megjithatë, për çdo kërkesë do t’ju zbriten 2 pikë nga balanca.
Kjo është bërë për të kufizuar kërkesat e panevojshme dhe për të mbajtur sistemin më të pastër.
Mos abuzoni me sistemin e kërkesave — nëse bëhen kërkesa të panevojshme ose spam, mund të merren masa ndaj llogarive që e tejkalojnë përdorimin normal.

2. Votimi

Ekipi ynë ka vënë re pak abuzime me sistemin e votimit, ndaj kemi vendosur një rregull të ri.
Tani për çdo 3 vota që jepni, do të zbritet 1 pikë nga balanca juaj.
Kjo ndihmon që votat të kenë më shumë vlerë dhe të përdoren vetëm për përmbajtjen që me të vërtetë dëshironi ta mbështesni.

3. PRO Përdoruesit

Nëse jeni PRO, këto kufizime nuk zbatohen për ju.
Përdoruesit PRO mund të bëjnë kërkesa pa limit dhe nuk paguajnë pikë për votime.
Gjithsesi, edhe pse nuk ka kufizime, ju lutemi mos e abuzoni sistemin — kërkoni vetëm atë që me të vërtetë dëshironi dhe respektoni rregullat, në mënyrë që funksionet të mbeten të drejta për të gjithë.

4. Ftesat PRO (Funksion i Ri)

Tani përdoruesit PRO kanë mundësi të ftojnë përdorues të tjerë nga PRO Dashboard, tek cilësimet e profilit.
Aty mund të krijoni një link unik për një përdorues.
Kur ju keni PRO, p.sh. për 1 javë, dhe e ndani linkun me një mik ose familjar, ai do të marrë 3 ditë PRO falas.
Nëse keni PRO për 1 muaj, ai merr 15 ditë PRO falas.
Kur përdoruesi klikon linkun, ai do të shohë kush e ka ftuar dhe informacionin përkatës.
Ky funksion është i përshtatshëm për ta dhuruar PRO si surprizë apo për ta ndarë me dikë që doni.

5. IMDb në kërkesa

Për ta bërë më të lehtë për të gjithë, tani çdo kërkesë ka butonin e vet IMDb.
Kështu nuk ka më nevojë të kopjoni emrin dhe ta kërkoni vetë në IMDb — thjesht klikoni dhe hapet direkt faqja përkatëse e filmit ose serisë.
Ky ndryshim u bë pasi shumë përdorues në Discord e kishin kërkuar këtë funksion.


Faleminderit që jeni pjesë e AnimeShqip dhe që vazhdoni të na mbështesni.
Ky përditësim është bërë për t’ju dhënë më shumë liri, por edhe për të ruajtur rendin dhe balancën në përdorim.
Nëse ndonjë gjë nuk funksionon siç duhet, mbani mend që jemi ende në fazën BETA dhe po punojmë për ta përmirësuar çdo ditë.

Faleminderit që jeni me ne,
Ekipi AnimeShqip

AKSES I API

Gati per te hapur faqen tende? Anime te ndihmon
Shiko si

Njoftim për AnimeShqip

Ekipi ynë ka punuar shumë dhe sot sjellim një përditësim të ri. Tani mund të hyni në llogarinë tuaj me Google. Asnjë konfirmim ose verifikim nuk kërkohet, mjafton të zgjidhni opsionin “Login me Google” dhe do të identifikoheni menjëherë. Pas hyrjes, sistemi do t’ju kërkojë të krijoni një fjalëkalim, që të mund të përdorni llogarinë tuaj edhe nga pajisje ku nuk keni akses në Google. Kjo e bën përdorimin e AnimeShqip edhe më të thjeshtë dhe të përshtatshëm për të gjithë.
Shiko video
Përditësim i ri nga ekipi i AnimeShqip!
I Ri

Përditësim i ri nga ekipi i AnimeShqip!

Ekipi ynë ka sjellë një përditësim të ri në platformë!
Çfarë ka të re?
Tani përdoruesit mund të shohin numrin total të episodeve që kemi për çdo seri direkt në faqen e saj.

Ky përmirësim na çon edhe një hap më afër qëllimit tonë — të ofrojmë një përvojë të mrekullueshme për çdo përdorues shqiptar, kudo në botë.

Faleminderit që jeni pjesë e komunitetit tonë!

Sistemi i ri i kërkesave

Tani çdo përdorues mund të bëjë kërkesën e vet për një anime ose përmbajtje që dëshiron të shtohet.
Pasi të krijoni kërkesën, ajo shfaqet automatikisht në faqen Requests, ku përdoruesit mund të votojnë.

Upvote – tregon që dëshironi që animeja të hidhet.
Downvote – tregon që nuk doni të hidhet.

Sa më shumë upvote të marrë një kërkesë, aq më lart ngrihet ajo në listë.
Sa më shumë downvote, aq më poshtë zbret.
Një upvote dhe një downvote e anulojnë njëra-tjetrën, duke rezultuar në 0 vota.

Kërkesat e bëra nga përdoruesit PRO kanë përparësi dhe merren në konsideratë më shpejt.

Zëri juaj ka peshë – votoni dhe ndihmoni të vendosim se cilat anime do të publikohen të parat.
kërkesat
UPDATE!
I Ri

UPDATE!

Hey all ne AnimeShqip shtuam edhe perdoruesit me aktiv!
Cfare esht kjo? Epo ne marim data nga aktiviteti juaj ne faqe duke pare kush nga perdoruesit tane esht me aktiv dhe e nxjerrim ne 1 renditje qe behet update cdo 15 minuta. Kjo per te treguar 5 nga perdoruesit qe kan pasur benefit me nga AnimeShqip dhe mendojme se jan argetuar me platformen tone. Renditja behet ne ate qe perdoruesit kan pare ne 7 ditet e kaluara dhe kalkulohet cdo 15 minuta. Per perdoruesit qe nuk kan foto profili ne perdorim api te jashtme per te vendosur foto rastesore per profilin ne renditje nese doni te keni foto profili qe ju pelqen juve mund te ngarkoni foton qe doni tek profili cilesimet dhe tabi i profilit. Ne mund ta perdorim kete update ne te ardhmen per te shperblyer perdoruesit tan me aktiv.


Ekipi AnimeShqip

UPDATE 12 Nentor 2025 TOP 3 Kërkesat

TOP 3 Kërkesat ështe 1 pjes në faqen kryesore ku 3 kërkesat më të votuara dalin ku përdoruesit mund ti votojnë kjo jep më shum shikueshmëri atyre kërkesave po ashtu nëse klikoni ? tek opsioni do ju shfaqet dhe se si bëhen llogaritjet

UPDATE 12 Nentor 2025

Sot shtuam orarin javor ku ju mund te shikoni cdo kete per 7 ditet e ardhshme kjo per te mos i lodhur perdoruesit te shkojne ne faqen e episodeve dhe te rrin duke ber scroll me kot pra sistemi yn do shtoj cfare do kete ne 7 ditet e ardhshme sot + 6 dit perdoruesit qe na jan bashkuar ne discord do vazhdojne te marin njoftim gjithmon ne 00:00
Detajet

Publikime

Këtë herë kemi sjellë për ju këta anime dhe filma/seriale të përzgjedhur:

ANIME:

Blue Dragon

Flip Flappers

The Flowers of Hard Blood (Shion no Ou)

Levius

Asura Cryin

Ah My Goddess

FILMA & SERIA:

Breaking Bad

Suits

The Wire

Trinity Seven: Eternity Library

Princess Mononoke

Këto u publikuan më 10 Nëntor, ndërsa turi i radhës i postimeve do të vijë më 20 Nëntor.
Derisa të vijë ajo datë, mund të votoni, kërkoni, ose sugjeroni se çfarë dëshironi të ngarkojmë më pas.
Voto kërkesat

Hey all

Sapo shtuam njoftimet dhe ne faqen e pare tani do kemi mundesi qe cdo update qe bejme ju ta shikoni me detaje dhe ta kuptoni me mire ❤️

Njoftim per videot

Miq AnimeShqip ka bashkepunuar me 1 ekip tjeter dhe po testojme kete eksperiment te ri per videot pra kur jeni duke hapur 1 episod ose film ju shkoni ne 1 faqe tjeter ne jemi duke testuar kete per disa dit per te permirsuar eksperiencen e shikusve me pak rreklama do te thote me mir apo jo ju shum votuat ne discord dhe instagram tonin per kete dhe ne po bejm keto testime ne mund ta mbajme kete ndryshim por nese shkon keq do jemi te detyruar ta heqim.

Ekipi AnimeShqip